I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla pyetet për profesionin: Jam ushtar i FSK-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar një seancë tejet e rëndësishme, ajo e vrasjes së Liridona Ademajt. Të dyshuarit në këtë rast u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, të prangosur në këmbë e në duar. E me të filluar seanca të dyshuarit janë pyetur edhe për prezantimin e shkurtër…

Lajme

27/01/2025 11:33

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar një seancë tejet e rëndësishme, ajo e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të dyshuarit në këtë rast u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, të prangosur në këmbë e në duar.

E me të filluar seanca të dyshuarit janë pyetur edhe për prezantimin e shkurtër të tyre, ndër të tjerash  nëse janë të punësuar apo cila është gjendja e tyre civile.

Njëri prej të akuzuarve në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla. Nga trupi gjykues Kokalla është pyetur nëse është i punësuar, meqë rast deklaroi se është ushtar i FSK-së.

“Jam ushtar i FSK-së. Gjendja ekonomike e mesme “deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Po ashtu u theksua se ai është shtetas i Kosovës./Lajmi.net/