I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën
I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të dalë para gjykatës të martën e ardhshme, ka njoftuar zyra e prokurorit të Qarkut të Utah. Tyler Robinson do të paraqitet për herë të parë në gjykatë atë ditë. Ai u arrestua me dyshimin për vrasje të rëndë, qitje me armë zjarri që shkaktoi dëmtime të…

Bota
I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të dalë para gjykatës të martën e ardhshme, ka njoftuar zyra e prokurorit të Qarkut të Utah.
Tyler Robinson do të paraqitet për herë të parë në gjykatë atë ditë. Ai u arrestua me dyshimin për vrasje të rëndë, qitje me armë zjarri që shkaktoi dëmtime të rënda trupore dhe pengim të drejtësisë, sipas një deklarate të dhënë me betim në gjykatë.
Ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, shkruan Skynews.