​I dyshuari kërcënon prindin dhe shtie me armë zjarri

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Pejës, ku një mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij dhe ka shtënë me armë zjarri brenda dhe jashtë shtëpisë. Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari fillimisht ka ushtruar kërcënime verbale, përpara se të përdorte…

Lajme

14/06/2025 08:54

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Pejës, ku një mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij dhe ka shtënë me armë zjarri brenda dhe jashtë shtëpisë.

Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari fillimisht ka ushtruar kërcënime verbale, përpara se të përdorte armën në brendësi të shtëpisë dhe më pas edhe jashtë saj. Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë fisheku. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë në vazhdim.