I dërguari special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor viziton Vuçiqin
I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach, dje e ka vizituar presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për çështjet gjeopolitike, përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe përpjekjet për stabilizimin dhe forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në…
Lajme
I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach, dje e ka vizituar presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për çështjet gjeopolitike, përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe përpjekjet për stabilizimin dhe forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se gjatë takimit ka theksuar se “Serbia është e vendosur fort për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, raporton gazeta serbe Danas.
“Ne iu referuam konkretisht ngjarjeve në Kosovë dhe shpreha pritjen që Britania e Madhe të tregojë më shumë mirëkuptim për çështjen e Kosovës përmes dënimit të veprimeve të njëanshme dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare”, ka shfrytëzuar Vuçiqi edhe këtë rast për të përhapur propagandën e tij kundër Kosovës, e cila propagandë tashmë është e njohur për gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Vuçiqi ka pretenduar se ka theksuar se “anëtarësimi në BE është një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Serbisë”, e cila, shtoi ai, “ndan dhe qëndron për vlerat evropiane dhe dëshiron të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës”.