I deponon në bankë 100 euro të falsifikuara

Në një bankë në Prishtinë, dyshohet se një person ka deponuar 100 euro të falsifikuara.

Lajme

22/01/2019 09:33

Në një bankë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, një person kishte deponuar para mirëpo, një punonjëse ka raportuar në Polici se një kartëmonedhë në vlerë prej 100 eurove dyshohet se kishte qenë e falsifikuar, raporton lajmi.net.

Siç njofton Policia, kartëmonedha në vlerë prej 100 eurove është konfiskuar për procedura të mëtejme. /Lajmi.net/