I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil. Sipas policisë, ai është kapur pasi në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve…

Lajme

08/04/2026 12:31

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil.

Sipas policisë, ai është kapur pasi në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës.

Policia ka nisur procedurat e mëtejshme për veprën penale të shkaktimit të aksidentit rrugor në gjendje të dehur.