I bëjnë ‘diss-a’ njëri-tjetrit me statistika por ky është raporti mes Luanës dhe Ermalit
Të dy janë prezantues në emisione të ndryshme në televizione të ndryshme.
ShowBiz
Por, Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi kanë emisionet në të njëjtën ditë dhe kohë, duke u bërë kështu rivalë të njëri-tjetrit, edhe pse dikur punuan në të njëjtin TV, shkruan lajmi.net
Madje, ata i kanë bërë ‘dissa’ njëri-tjetrit, duke publikuar statistika të shikueshmërisë, e duke treguar se sa shumë shikohen.
Mirëpo, Luana dhe Ermali nuk janë edhe aq rivalë sa duken.
Kjo se, në një video të hedhur në Instagram nga ana e Ermalit, Luana i bëri ‘like’, duke treguar kështu se pavarësisht konkurrencës, ata janë miq./Lajmi.net/