I arrestuari në Drenas rrahet brutalisht nga policia, avokati tregon ngjarjen

Një person në Drenas u rrah brutalisht nga policia, teksa i njëjti kërkoi ndihmë mjekësore në QKUK.

Lajme

07/03/2020 16:32

Kështu po pretendon avokati Gazmend Halilaj i cili përmes një postimi në Facebook e ka sqaruar të gjithë ngjarjen, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se sot ka qenë në vizitë tek personi në fjalë i cili është edhe klient i tij.

I njëjti, sipas Halilajt kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak se policia kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, veç për shkak se ai nuk e kishte pranuar veprën për të cilën dyshohej.

Halilaj ka treguar se fytyra e viktimës ishte krejtësisht e maviosur dhe lëndime më të rënda i kishte në syrin e majtë.

Postimi i plotë i Halilajt në Facebook:

Te dashur miq, sot isha ne vizit te nje klienti qe po mbahej nen ndalim ne stacionin policor ne Drenas.

I njejti ishte ne gjendje te rende shendetsore pasi policia kishte perdorur dhune fizike ndaj tij, ngase i njejti nuk e kishte pranuar vepren per te cilen ngarkohej.
Fytyra e tij pothuajse ishte tersisht e maviosur por lendimet me te renda i kishte ne syrin e majte, megjithse i njejti kishte lendime trupore ne gjithe trupin.
Kembngula qe Urgent mi ofru ndihme mjeksore, pasi qe policia nuk e kishte derguar tek mjeku ,, kuptohet me qellim te mos zbulohej..
Pasi kekrova qe menjeher te dergohet tek mjeku dhe informova IPK-ne, policia e dergoj tek mjeku ne Drenas.
Por, per shkak te gjendjes se rende i njejti Urgjentisht u dergua ne QKU-Prishtine, si pasoj e dhunes se perdorur ne kete stacion policor.

Po mos te isha ne vizit dhe po mos te kembngula qe i njejti te dergohet Urgjent tek mjeku dhe po te mos informova IPK- ne, edhe pse te gjithe policet dhe eproret qe ishin aty, ishin ne dijeni per gjendjen e rende te qytetarit, ky rast do te fshihej, ndersa gjendja e qytetarit tani klientit tim mund te ishte perkeqsuar deri ne pasoja….
Miq, e dij qe keto veprime do te me kushtojne nga perosnat qe po i godas, per shkak te veorimeve te tyre, te cilet sillen me ne si popull si me kafshet, por kurrrrrrrrr nuk do te heshti, kurrrrrrr s do te ndalem. /Lajmi.net/