I akuzuar se vrau Martin Canin, 14-vjeçari dërgohet në burgun e të miturëve pas vonesave të shkaktuara nga mjeku privat
14-vjeçari M.P. sapo ka lën ambjentet e spitalit privat dhe po tranferohet në burgun e të miturve në Kavajë. Ditën e kaluar, mjeku privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg. Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në…
Lajme
14-vjeçari M.P. sapo ka lën ambjentet e spitalit privat dhe po tranferohet në burgun e të miturve në Kavajë.
Ditën e kaluar, mjeku privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.
Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Auori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.
Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.
Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.
Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi më pas në ambientet e spitalit privat ku po kurohej.