Hyseni e Maxhuni, homazhe tek lapidari i heroit Enver Zymeri (Foto)
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në kujtim të policit të vrarë në detyrë Enver Zymeri.

Lajme
Ai ishte vrarë pesë vjet më parë gjatë një operacioni të Njësisë Speciale të Kosovës ROSU, për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës, të cilat ishin nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë.
Zymeri dyshohet se ishte qëlluar nga një snajperist ku edhe kishte mbetur i vdekur. Ai është shpallur hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Vendimin për një aksion të tillë e kishte marr Hashim Thaçi në atë kohë kryeministër i Kosovës. Aktivitetet në përkujtim të tij do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme. /lajmi.net