Hysaj nuk mori notë të mirë mbrëmë
Superndeshja e kësaj jave në Seria A midis Juventusit dhe Napolit u mbyll me fitoren e bardhezinjve të cilët ia arritën që të përmbysnin me sukses golin e shënuar në minutën e 10-ë nga Driz Mertens.
Sport
Paraqitje jo dhe aq e mirë e mbrojtësit të Kombëtares sonë, Elseid Hysaj i cili pati shumë probleme përballë Cristiano Ronaldos.
Sipas vlerësimit të bërë nga mediat italiane Hysaj u vlerësua me notën 5 dhe kjo shpjegohej me faktin se në momentin e golit të Manxukiç, Ronaldo e dribloi pa problem për të hedhur më pas kursimin në zonë që u shndërrua në gol nga kroati.
Ai pati gjithashtu edhe vështirësi gjatë ndeshjes me Ronaldon.