Hysaj: Kualifikim i jashtëzakonshëm

Elseid Hysaj gëzohet për arritjen e tij personale dhe të vendit të tij që u kualifikua në Kampionatin Europian për herë të parë.

Sport

15/10/2015 18:11

Elseid Hysaj është shprehur shumë i lumtur për arritjen e tij personale dhe të vendit të tij që u kualifikua në Kampionatin Europian për herë të parë. Në një intervistë për “Radion Kiss Kiss”, ai ka shprehur emocionet e kualifikimit, shkruan “Albeu.com”.

“Është një arritje historike, nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ky kualifikim është i jashtëzakonshëm, pasi është tepër i rëndësishëm për lojtarët, por mbi të gjitha për Kombin. Më përgëzuan edhe shokët e mi te Napoli.

Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrin ndeshjet një e nga një. Të ëndërrosh nuk është e ndaluar, të gjithë ëndërrojnë. Edhe unë ëndërroja të të shkoja në Europian me Shqipërinë dhe ia arrita duke punuar” – tha mbrojtësi shqiptar për Radio Kiss Kiss.