Hysaj ende me dashurinë e vjetër: Shpresoj që Napoli të festojë në fund të sezonit
Skuadra e Napolit nesër zhvillon super ndeshjen e javës së 25-të në Serie A, ku në shptëi pret kundërshtarët e Lazio-s. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqiëprisë, Elsid Hysaj favorizohet të luaj nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe kthehet në stadiumin ‘Mardona’, shkruan Lajmi.net Hysaj ende është me dashurinë e vjetër dhe shpreson që…
Sport
Skuadra e Napolit nesër zhvillon super ndeshjen e javës së 25-të në Serie A, ku në shptëi pret kundërshtarët e Lazio-s.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqiëprisë, Elsid Hysaj favorizohet të luaj nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe kthehet në stadiumin ‘Mardona’, shkruan Lajmi.net
Hysaj ende është me dashurinë e vjetër dhe shpreson që në fund të sezonit, ish-skuadra e tij, Napoli të festojë titullin kampion.
“Me kalimin e kohës, Napoli ka ndryshuar mentalitetin e tyre dhe shumë më tepër. Gjatë periudhës sime te blutë ne iu afruam Scudettos. Kam kujtime të mira atje, shpresoj që të festojnë në fund”, u shpreh Hysaj
Lojtari shqiptar gjithashtu foli edhe për ndeshjen e nesërme dhe tha se të luash kundër Napolit është tejet e vështirë.
“Duhet shumë guxim dhe vetëdije për t’u përballur me Napolin. Ata janë një ekip shumë i fortë. Ata po bëjnë gjëra të mëdha gjatë këtij sezoni”, u shpreh tutje lojtari shqiptar
Kujtojmë që pas 24-xhirove, Napoli po e kryson tabelën e Serie A me 65 pikë, kurse Lazio po lufton për një vend në UEFA Champions League – ata janë në pozitën e 4-të me 45 pikë./Lajmi.net/
? #Hysaj lancia la sua #Lazio
E manda un messaggio al #Napoli
Avete letto❓#SerieA #NapoliLazio #CorrieredelloSport https://t.co/CyBYGValIS— Corriere dello Sport (@CorSport) March 2, 2023