Hyrjet e reja “trazojnë ujërat” në Fermë, konkurrentët: Duan të marrin dritë nga Moza, nuk kanë personalitet

Hyrja e Zhakut dhe Kostana Moravës duket se ka ‘trazuar ujërat’ në Ferma VIP 3. Që ditën e premte, kur ato u bënë pjesë e Ferma VIP, Zhaku dhe Kostana shprehën hapur pëlqim për Mozën. Por për një pjesë të fermerëve, kjo qasje ngre pikëpyetje. “Unë jam nga ato persona që nuk dua të jem…

ShowBiz

11/05/2026 23:35

Hyrja e Zhakut dhe Kostana Moravës duket se ka ‘trazuar ujërat’ në Ferma VIP 3.

Që ditën e premte, kur ato u bënë pjesë e Ferma VIP, Zhaku dhe Kostana shprehën hapur pëlqim për Mozën.

Por për një pjesë të fermerëve, kjo qasje ngre pikëpyetje.

“Unë jam nga ato persona që nuk dua të jem e dertiminuar. Kostana më pëlqen e po e njoh tani, Zhakun e kam njohur më parë. Me Zhakun nuk dua të zihem, nuk dua ta nis me frezë dhe smerile. Gjerat kanë shkuar për mirë dhe kemi pasur bashkëpunime të bukura. Mund të ndërtoj figura vlere me këto dy vajza siç kam ndërtuar edhe me të tjerët”, tha ajo.

Por për Ilirin, vajzat duhet të gjejnë personalitetin e vet dhe të mos përpiqen të kopjojnë dikë tjetër.

“Kur dikush hyn brenda në petkun e dikujt tjetër dhe përpiqet ti ngjasojë, nuk ka vend për diskutim. Duhet të gjej ku është me personalitetin e vet”, tha Iliri.

Sara Karaj, e cila ka pasur më shumë përplasje me fermeret e reja, tha se ato duan të marrin dritë nga Moza dhe nëse vazhdojnë kështu, do e marrin.


“Ishim mirë kur ishim ne. Nuk kam parë njerëz më me vrull sesa këto dy vajza. Nuk kanë sjellë energji pozitive. Kanë dashur të marrin nga drita që Moza ka jashtë e nëse vazhdojnë kështu do e marrin”, u shpreh ajo.

Për këngëtaren Soni Malaj, Zhaku nuk është kjo që është paraqitur brenda, ndërsa shton se me kalimin e ditëve do të ndryshojë.

“Zhakun e njoh nga jashtë dhe e njoh më ndryshe se sa qasja në fermë. Është futur fuqishëm në lojë, por si personazh do ndryshojë. Do kaloj pak nga petku i Mozës”, theksoi mes tjerash.