Hyn në restorant dhe dëgjon zhurma të çuditshme, shokohet kur zbulon se çfarë po ndodhte në kuzhinë

Kishte hyrë në restorantin e mbyllur për të kontrolluar, por as që ja merrte mendja se çfarë po ndodhte brenda.

Fun

25/01/2019 13:09

Një punonjës i sigurisë, u gjet para një skene befasuese, kur pasi dëgjoi disa zhurma të çuditshme, hyri në kuzhinën e restorantit për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Nuk po ju besonte syve, kur mbi furnela pa dy persona që po bënin seks dhe të tjerë që po filmonin gjithçka. Thënë ndryshe, ajo kuzhinë ishte kthyer një vend xhirimi për një film me pullë të kuqe.

“Nuk e kishim idenë se ushte një film për të rritur”, tha Stephanie Pacheco, vajza e pronarit të lokalit, duke konfirmuar se e kishte dhënë me qira për një ditë ambientin, për disa producentë filmash, pa e ditur se për se bëhej fjalë.

Restoranti ndodhet në Colchester, në Essex, Angli dhe quhet “The Cells”, shkruan noa.al.

Për ta hapur në vitin 2015, pronarët investuan 100 mijë sterlina për ta përshtatur si lokal, pasi më parë kishte qenë gjykatë, ku kishte edhe qeli.

“Na thanë se e donin ambientin vetëm për një ditë, im atë dërgoi një nga punonjësit e tij për të parë çfarë po ndodhte, por u përball me skenën e sikletshme”, tha vajza. /Lajmi.net/