Hykmete Bajrami emërohet shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së: Nuk votojmë për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar shefe Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit. Ndërkaq Bajrami e bëri deklarimin e parë si shefe e grupit parlamentar të LDK-së në lidhje me konstituimin e Kuvendit. “Grupi…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar shefe Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit.
Ndërkaq Bajrami e bëri deklarimin e parë si shefe e grupit parlamentar të LDK-së në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
“Grupi parlamentar nuk ka ndryshuar qëndrim. Ne nuk do ta votojmë kryetarin e Kuvendit. E nëse LVV ka propozim për kryetarin e Kuvendit ata duhet ti kenë edhe votat”, tha Bajrami./Lajmi.net/