Hungari, me helikopterë kundër emigrantëve kosovarë
Hapja e bazës së helikopterëve Bashkbod në jug të Hungarisë është me rëndësi për përcjelljen e migrimeve ilegale përgjatë kufijve të saj.
Bota
Si deklaroi shefi i policisë hungareze, Karol Pap, mbikëqyrja me helikopterë i kufijve do të ndihmojë shumë në parandalimin e futjes së klandestinëve në këtë vend dhe tutje drejt Perëndimit.
Gjatë tre vjetëve të fundit shumica e klandestinëve janë futur në Hungari nga kufiri serb, në ç’drejtim “kontribut” të madh kanë dhënë njerëzit nga Kosova.
Policia hungareze ka në dispozicion tetë helikopterë për përcjelljen e 1,100 metrave kufiri me Serbinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Ukrainën.