Shefi i OKB-së dënon ashpër sulmin izraelit ndaj Bejrutit: Përmbahuni në këtë moment vendimtar
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka “dënuar ashpër” sulmin e mëhershëm të Izraelit ndaj Bejrutit, i cili ndodhi mes negociatave midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC. “Sulmet ndodhën pavarësisht armëpushimit dhe në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani pritet të arrijnë një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje paqësore…
Bota
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka “dënuar ashpër” sulmin e mëhershëm të Izraelit ndaj Bejrutit, i cili ndodhi mes negociatave midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC.
“Sulmet ndodhën pavarësisht armëpushimit dhe në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani pritet të arrijnë një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti”, shkroi Guterres në X.
Ai thotë se lufta ka pasur një “ndikim shkatërrues në ekonominë botërore” dhe u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë “përmbajtje maksimale në këtë moment vendimtar”.