Humbje zhgënjyese e Real Madrid / Ancelotti: Nuk na intereson, jemi gati për Chelsean

Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbjen e radhës në La Liga, kësaj radhe nga Villarreal në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për raundin e 28-të në La Liga. Villarreali e mposhti me rezultatin 3 me 2, në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë gola të shënuara, shkruan Lajmi.net Pas ndeshjes,…

Sport

08/04/2023 23:27

Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbjen e radhës në La Liga, kësaj radhe nga Villarreal në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për raundin e 28-të në La Liga.

Villarreali e mposhti me rezultatin 3 me 2, në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë gola të shënuara, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u pyet nga gazetarët nëse kjo humbje mund të ndikojë në ndeshjen ndaj Chelseat, ai u përgjigj: “Jo, kjo ndeshje nuk do të ndikojë asgjë. Ne jemi gati për ndeshjen ndaj Chelseat”.

Me këtë fitore, Villarreali shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e pestë. Kurse Real Madridi dorëzohet zyrtarisht për titullin e La Ligas. Ata tani mbesin me 59 pikë në pozitën e dytë./Lajmi.net/