Humbje e madhe e interesit në votime: Rreth 130 mijë qytetarë më pak marrin pjesë në zgjedhje krahasuar me dhjetorin

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka shënuar rënie krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Deri në orën 15:24, në gjithë vendin kanë votuar gjithsej 442 mijë e 184 qytetarë, nga 1 milion e 959 mijë e 962 votues të regjistruar, që…

Lajme

07/06/2026 15:26

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka shënuar rënie krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Deri në orën 15:24, në gjithë vendin kanë votuar gjithsej 442 mijë e 184 qytetarë, nga 1 milion e 959 mijë e 962 votues të regjistruar, që përbën 22.56% pjesëmarrje.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur në të njëjtën kohë kishin votuar 29.29% e qytetarëve, ose rreth 572 mijë e 723 votues, nga gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 votues në listën zgjedhore.

Krahasimi tregon një rënie prej rreth 6.7 pikë përqindje, ndërsa në numër votuesish kjo përkthehet në rreth 130 mijë e 539 qytetarë më pak që kanë dalë në votime krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025. /Lajmi.net/