Kanosje ndaj Sveçlës, Policia bastis dy lokacione në veri: Konfiskohen katër armë të gjata, i dyshuari jashtë vendit

Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion për kanosje që ka ndodhur ditë më parë ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. Kanosja dyshohet se është kryer nga një serb i Kosovës, andaj sot janë bastisur dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata…

Lajme

07/06/2026 16:31

Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion për kanosje që ka ndodhur ditë më parë ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Kanosja dyshohet se është kryer nga një serb i Kosovës, andaj sot janë bastisur dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme.

“Në njërin lokacion janë hasur tri armë, përderisa në lokacionin e dytë një armë. Dy nga këto armë kanë qenë me leje dhe dy tjera pa leje. Personi i dyshuar i cili ka kryer kanosjen dyshohet se gjendet jashtë vendit. Armët janë sekuestruar nga njësitet relevante policore, përderisa rasti vazhdon të hetohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Mitrovicë. /Lajmi.net/