Mosmarrëveshja mes kryesuesit dhe menaxherit ndërpret procesin e votimit në Plemetin
Në një qendër të votimit në fshatin Plemetin të Obiliqit është ndërprerë procesi zgjedhor. Siç deklaron zyrtari ekzekutiv komunal zgjedhor, Afrim Krasniqi, kjo erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet kryesuesit të këshillit të vendvotimeve dhe menaxherit të vendvotimit. “E kemi rregulluar këtë mosmarrëveshje dhe nuk ka asnjë telash, procesi i votimit po vazhdon në…
Lajme
Në një qendër të votimit në fshatin Plemetin të Obiliqit është ndërprerë procesi zgjedhor.
Siç deklaron zyrtari ekzekutiv komunal zgjedhor, Afrim Krasniqi, kjo erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet kryesuesit të këshillit të vendvotimeve dhe menaxherit të vendvotimit.
“E kemi rregulluar këtë mosmarrëveshje dhe nuk ka asnjë telash, procesi i votimit po vazhdon në mënyrë të rregullt”, u shpreh Krasniqi për Klan Kosova.