Humbja e parë e Flamini

Mathieu Flamini e ka pësuar humbjen e parë në Premierligë me Arsenalin, në stadiumin Emirates.

Sport

25/01/2016 15:38

Chelsea ia ka prishur një rekord fenomenal mesfushorit të Arsenalit, Mathieu Flamini.

Para derbit londinez, mesfushori nuk kishte humbur kurrë në stadiumin Emirates në Premierligë, sa herë ishte paraqitur për Arsenalin, përcjell Zëri.

Kjo ishte humbja e parë e tij pas plot 55 ndeshjesh të zhvilluara si vendas me skuadrën londineze.

Gunners u mposhtën 1:0 nga Chelsea, me një gol të Diego Costas.