Humbi punën, babai i dy fëmijëve tenton vetëvrasjen

Një 33-vjeçar shqiptar tentoi t’i jepte fund jetës në Milano në Italisë, pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, pas humbjes së vendit të punës.

Bota

05/06/2016 19:10

Babai i dy fëmijëve hyri në një furrë buke, ku i kërkoi shitëses një thikë. Shitësja refuzoi, por ai kapi një thikë me dhëmbëza dhe tentoi vetëvrasjen.

“Nuk kam më në një punë dhe tani jam vetëm një barrë për familjen time. Jeta ime është e padobishme”, ishin fjalët e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se babai po merr mjekim në spital dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.