Hulumtim i ri: Burrat që martohen me gra të shëndosha janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Sipas një studimi të ri, burrat që janë në marrëdhënie me gratë e shëndosha tentojnë të buzëqeshin më shumë dhe të jenë më mirë në trajtimin e problemeve sesa meshkujt që janë në marrëdhënie me gratë e holla.

Fun

12/01/2019 09:58

Studimi gjithashtu tregon se gratë e holla kanë tendencë të jenë më të rezervuara, më miqësore dhe më pak ekspresive me emocionet e tyre, transmeton lajmi.net.

Gazeta argjentinase Nuevo Diario raporton mbi gjetjet nga hulumtimi i kryer nga Dr Filemón Alvarado dhe Dr Edgardo Morales në departamentin e psikologjisë të UNAM.

Sipas hulumtimit të tyre, gratë e shëndosha i bëjnë meshkujt dhjetë herë aq të lumtur sa gratë e holla. Dhe ne të gjithë e dimë se njerëzit e lumtur jetojnë më gjatë.

Studimi tregoi gjithashtu se gratë e shëndosha janë më të mira në parashikimin e nevojave të partnerit të tyre. /Lajmi.net/