Hudson Odoi: Kisha mendjen të largohem nga Chelsea drejt Bayern, por tani jam i lumtur

Ylli në rritje i Chelsea, Callum Hudson – Odoi, ka zbuluar disa detaje interesante nga merkatoja e janarit të kaluar.

Sport

10/01/2020 11:15

Hudson Odoi lidhej me një largim të mundshëm drejt Bayern Munich, por skuadra londineze bllokoi gjithçka.

Tashmë nën urdhrat e Frank Lampard, situata për lojtarin ka ndryshuar, dhe këtë e ka bërë të ditur edhe vet ai, duke shtuar ndër të tjerash se kishte konsideruar seriozisht kalimin tek Bayern.

“Po flisja me familjen time dhe po mendoja. Doja vetëm të luaja ndeshje, dhe asokohe nuk luaja mjaftueshëm” ka thënë Odoi, transmeton lajmi.net.

“Nuk them se isha afër të largohem, por ishte në mendjen time. Çfarë ndodhi në janar, ndodhi. Por, unë nënshkrova kontratën time dhe jam i lumtur tani – çdo gjë po ecën mirë” ka thënë tutje anglezi.

Ishte periudha e Maurizio Sarri ajo që nuk tregonte hapësira për lojtarin, megjithatë, Lampard duket se i ka kthyer dëshirën për të qëndruar në Londër yllit në rritje. /Lajmi.net/