Huawei Mate 20 Pro me performanca mahnitëse, konkuron me iPhone XS Max dhe Galaxy Note 9

Huawei është njëri ndër prodhuesit më të nënvlerësuar të smartfonëve.

Auto & Tek

01/11/2018 16:22

Kompania shet jashtëzakonisht shumë smartfonë në Azi, mirëpo ka ngecur me përhapje në tregun evropian dhe amerikan, transmeton lajmi.net

Së fundmi, Huawei ka vendosur të lëshojë në treg smartfonin Huawei Mate 20 Pro, i cili konkurron me modelet Galaxy Note 9 dhe iPhone XS Max.

Madhësia e telefonit është 6.4 inç me rezolucion 1440 x 3120 pikselë. Kamera e parë është 24 megapikselë me sensorë të dyfishuar, e dyta me 20 megapikselë dhe e treta me 8 megapikselë.

Huawei Mate 20 Pro vjen me 4 ngjyra, e zezë, e gjelbër, e kaltër dhe vjollcë. Procesori është Octa-core me 2600 MHz. Gjithashtu vjen me 6GB memorje, hapësirë të brendshme 128 dhe 256 GB.

Sistemi operativ është 9.0 ‘PopupAndroid’, me bateri me kapacitet 4200 mAh. Gjithashtu smartfoni mbështet karikimin me wireless./Lajmi.net/ 

YouTube player