Huawei lansoi një version më të lirë të iPhone 6 Plus

Huawei ka lansuar dy produkte të reja që janë të fokusuara në mposhtjen e produkteve të Apple – dhe që duken mjaft njëjtë me to.

Auto & Tek

03/09/2015 09:27

Kompania prezantoi një fablet të ri, Huawei Mate S, dhe një orë Huawei në ngjarjen teknologjike IFA në Berlin.

Celulari i ri ishte lansuar së bashku me orën, e cila gjithashtu duket si Apple Watch. Në prezantimin e Mate S, Huawei si veçori kryesore të këtij celulari e përmendi trupin e hollë të tij – pjesa e përparme e të cilit është pothuajse e gjitha ekran – dhe kamerën kryesore, që është 13MGP, transmeton Lajmi.net.

Celulari ka gjithashtu një kamerë prej 8 MGP përpara. Mate S do të jetë i gatshëm për t’u porositur online nga 15 shtatori, dhe do të jetë shumë më i lirë se iPhone. (Lajmi.net)