HTC One A9 kopje e iPhone 6

HTC po punon për krijimin e një pajisje të re të serisë “One”, që do të dalë në treg së shpejti. Nga informacionet e zbuluara deri tani, thuhet se pajisja do të quhet HTC One A9. Së fundmi janë publikuar foto të HTC One A9, të cilat na japin një ide më të qartë se si do të duket telefoni.

Auto & Tek

12/10/2015 19:59

Pamjet në foto tregojnë se telefoni One A9 do të jetë shumë i ngjashëm me iPhone 6. Telefoni ka formë të lakuar, me vija plastike dekorative në vendet për antenat si dhe me hapësirën katrore për të vendosur kartën SIM dhe microSD.

Nga fotoja shohim gjithashtu logon e AT&T tek telefoni, që do të thotë se do të jetë ekzkluzivitet i këtij dyqani./krokodili