Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

Enver Hoxhaj ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kujtuar bashkëpunëtorët, aktivistët dhe familjet që e mbështetën partinë edhe në ditët më të vështira. Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se kjo ditë për të lidhet me njerëzit me të cilët ka ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin në…

Lajme

10/10/2026 10:50

Enver Hoxhaj ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kujtuar bashkëpunëtorët, aktivistët dhe familjet që e mbështetën partinë edhe në ditët më të vështira.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se kjo ditë për të lidhet me njerëzit me të cilët ka ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin në shtetndërtimin e Kosovës.

Një urim të veçantë ua ka drejtuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ndodhen në Hagë.

“Me ta kemi punuar për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të njohur në botë. Jam krenar për rrugën që kemi bërë bashkë dhe qëndroj pranë tyre me të njëjtën bindje”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka nënvizuar rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe të PDK-së në shtetformim.

“UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit. Këtë histori e kemi jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë!”, ka deklaruar Hoxhaj.