Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit – jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke vlerësuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Përmes një postimi, Hamza ka thënë se PDK-ja u themelua në një periudhë kur vendi kishte nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim, transmeton lajmi.net. Ai ka…

Lajme

10/10/2026 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke vlerësuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi, Hamza ka thënë se PDK-ja u themelua në një periudhë kur vendi kishte nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, për të cilët ka thënë se “nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”.

Me rastin e këtij përvjetori, Hamza ka theksuar se përgjegjësia e partisë është ruajtja e trashëgimisë politike dhe vazhdimi i angazhimit për një Kosovë me më shumë zhvillim dhe mundësi për qytetarët.

“Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë”, ka shkruar Hamza.

Në fund, kryetari i PDK-së ka uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e partisë për 27-vjetorin e themelimit.

Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e PDK-së, 27-vjetori i familjes sonë politike.
Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë.
Sot mbushim 27 vjet dhe përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj.
Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë.
Gëzuar 27-vjetorin, anëtarë, struktura dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës!/lajmi.net/