Hoxhaj reagon pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit: Policia ta hetojë rastin dhe t’i arrestojë përgjegjësit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Lajme

22/02/2021 21:11

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.

Tutje, ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rašić. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/