Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se njohja e Kosovës nga Sudani, Kenia dhe Siria, është dëshmi se me angazhimin e duhur, Kosova mund të sigurojë njohje të reja. Sipas Hoxhajt, ky proces ka stagnuar si rezultat i mungesës së angazhimit nga ministrja e Punëve të Jashtme. “Dy-tri njohje që janë marrë kohëve…
Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se njohja e Kosovës nga Sudani, Kenia dhe Siria, është dëshmi se me angazhimin e duhur, Kosova mund të sigurojë njohje të reja. Sipas Hoxhajt, ky proces ka stagnuar si rezultat i mungesës së angazhimit nga ministrja e Punëve të Jashtme.
“Dy-tri njohje që janë marrë kohëve të fundit kanë treguar që njohja ndërkombëtare e Kosovës është një proces që mund të ndodh, njohja e fundit e Sirisë, për të cilën unë kam folur në dhjetor të vitit 2024 dhe e Sudanit ka treguar që Republika e Kosovës mund të marrë njohje, njohja e Kenias gjithashtu ka treguar që mund të ketë njohje. Kjo qeveri ka mundur t’i marrë mesatarisht dhjetë njohje në vit. Vendet që i kam përmendur janë vende që kanë qeveri, të cilat në të kaluarën për arsye të brendshme nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha se ndër prioritetet e PDK-së është rikthimi i politikës së njohjeve të Kosovës, derisa shtoi se ndryshimet gjeopolitike kanë bërë që shumë shtete mosnjohëse të jenë në pozicion që ta njohin shtetin tonë.
“Në Irak kam qenë në vizitë, e kam takuar kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe presidentin e Irakut dhe janë të gatshëm që ta njohin Kosovën, ngjashëm është edhe Libani në pozitë që ta njohin Kosovën, në të kaluarën nuk e kanë njohur për shkak të ndikimit të Iranit mbi Irakun dhe mbi Libanin dhe goditja amerikane ndaj Irakut ka bërë që këto vende të kenë politikë më të hapur, njëjtë vlen për Botsvanën, Zimbabvenë, Ruandën, por edhe Indonezia që ka pasur qeveri që i ka besuar politikës pro-Jugosllave është e gatshme që ta njohë Kosovën”, tha Hoxhaj.