Hoxhaj: Është e rëndësishme të kemi proces të mirëfilltë të reformës zgjedhore
Në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi qe ka të bëjë me reformën zgjedhore, nënkryetari i i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti e mbështet reformën zgjedhore.

Lajme
“Në drejtimin e reformës zgjedhore duhet ndryshuar Kushtetutën dhe ky sistem tu shërbej qytetareve . Sa i përket kësaj çështje të reformës ky takim është fillimi i një procesi dhe jo fundi. Ne si PDK do ta dalim me qëndrime konkrete për çështjet të cilat i ngriti presidenti si ajo e zgjedhjes se Presidentit,listat zgjedhore zonat pragu etj. Është më rëndësi që të kemi një proces të mirëfilltë të reformës”, tha nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, raporton lajmi.net.
Në këtë takim Hoxhaj po e zëvendëson kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli i cili ndodhët në vizitë jashtë vendit./Lajmi.net