Hoxhaj: Elektorati i PDK-së më i mobilizuar se kurrë, ma kujton fitoren e 2007-s

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se arrestimi i dy krerëve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka bërë që të mobilizohet elektorati i PDK-së.

Lajme

28/01/2021 21:18

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se elektorati i PDK-së është mobilizuar dhe ka përkrahje më të madhe se në vitin 2019.

“Elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës është më i mobilizuar dhe ka përkrahje më të madhe se në vitin 2019. Në fakt, ma kujton fitoren e vitit 2007. Janë aktivizuar edhe disa veteran të PDK-së, dhe veteran të UÇK-së, që nuk kanë qenë të aktivizuar në vitin 2019”, ka thënë Hoxhaj

Hoxhaj, në Rubikon ka thënë se programi i PDK-së nuk është hartuar në zyrat e kësaj partia por në bashkëpunim me qytetarët.

Tutje, ai ka pasur edhe disa fjalë për dy qeveritë e kaluara.

“Koalicioni i shpresës ishte koalicion i premtimeve të përmbysura e degradimit institucional”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, tutje ka shpalosur pesë prioritetet e PDK-së, të cilat janë menaxhimi i pandemisë, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sundimi i ligjit dhe politika e jashtme.