Hoxha: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje. “Lëvizja për dy-tre përqind që mund të ndodh gjatë kësaj kohe është e pamjaftueshme me prodhu zgjidhje”. Ai ka thënë se në momentin kur janë largu nga kombinimi nëntë deputetë që vijnë nga Lista Srpska për krijimin e shumicës sipas tij është tejet…

Lajme
Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje.
“Lëvizja për dy-tre përqind që mund të ndodh gjatë kësaj kohe është e pamjaftueshme me prodhu zgjidhje”.
Ai ka thënë se në momentin kur janë largu nga kombinimi nëntë deputetë që vijnë nga Lista Srpska për krijimin e shumicës sipas tij është tejet e vështirë që dy polet politike [VV në njërën anë dhe në anën tjetër tabori opozitar i deritanishëm] të krijojë një shumicë të tillë apo ndryshim të tillë zgjedhor që mund të jep zgjidhje në raundin e ri.
“Pra, nuk mund të flasim për zgjedhje sepse shancat janë maksimale se nuk japin zgjidhje, prapë jemi në situatën e njëjtë. Pra do jemi te ideja e një kompromisi i cili është i domosdoshëm”, ka thënë Hoxha në Dukagji.