Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me protestat e tyre të vazhdueshme që po i bëjnë para dyerve të Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar mbajtjen e seancës. Ajo ka thënë se Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe duke e bërë këtë sipas saj po e hesht popullin. “Edhe sot ne mengjes para…

Lajme

19/08/2026 10:21

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me protestat e tyre të vazhdueshme që po i bëjnë para dyerve të Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar mbajtjen e seancës.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe duke e bërë këtë sipas saj po e hesht popullin.

“Edhe sot ne mengjes para dyerve te nderteses se qeverise ku  Kurti bashke me ministrat e tij qendrojne ne pozita ilegalisht. Sfidat, nevojat dhe kerkesat e qytetareve duhet te adresohen ne Kuvend. Ne mungese te tij sot nje grup i komunitetit te bujqeve ishte me ne per t’ i adresuar ato  ne rruge para dyerve te qeverise e perballe Kuvendit ku z. Kurti varesisht sini konvenon here eshte deputet e here kryeminister ne detyre”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se qumështarët nëse prodhojnë më shumë qumësht ai iu mbetet në stok dhe nuk mund ta shesin, ndërsa prodhuesit e grurit para disa vitesh e kanë shitur atë me 35 cent, sot ka thënë se çmimi është 17 cent për prodhuesit vendor ndërsa kostoja e prodhimit të tij është rritur.

“Cfare marrezie te bleshe  grure te vjeteruar nga rezervat e Serbise e ndersa gruri i sezones i bujqeve ne Kosove mbetet ne stok. Asnje subvencion nuk ndahet me kohe dhe kjo i bene  bujqit te jene te renduar financiarisht gjate gjithe kohes. Prandaj Kuvendi ka rendesi. Sepse aty ndodhe llogaridhenia per politikat e gabuara, per problemet  qytetareve dhe per shoenzimin e taksave te tyre”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: