Hoxha: Vdekje e dyshimtë e Deharit, po hetojmë në të gjitha pistat

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë duke e pritur edhe mjekësinë ligjore.

Lajme

05/11/2016 17:46

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha, për Express.

“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, ka shtuar ai.