Hoxha shqiptar u jep hajmali para se të nisen për azil në Gjermani!
Ndërkohë që po vazhdon eksodi i shqiptarëve drejt Gjermanisë, një fenomen interesant u shënua në Burrel të Shqipërisë.

Lajme
Një hoxhë u jep hajmali njerëzve që nisen për një jetë më të mirë drejt Gjermanisë.
Një banore e fshatit Mallunxë thotë se janë 30 familje vetëm nga ky fshat, të cilat janë larguar drejt Gjermanisë.
“Edhe të tjerët para nesh kanë marrë nga një nuskë. Ajo na mbron gjatë rrugës dhe na ndihmon të sigurojmë një punë dhe të na japin azil kur të shkojmë në Gjermani. Është diçka që bëhet nga shumë qytetarë, përpara se të nisen,” tha ajo për gazetën Panorama.
Ndërkohë e përditshmja e njohur gjermane, FAZ, shkruan se çdo javë në këtë vend mbërrijnë mbi 8 mijë azilkërkues.
“Në salla sporti, çadra, kontejnerë, hotele, qytetet mundohen me sa të munden që të strehojnë azilantët. Vështirësia është e madhe, mungojnë paratë,” shkruan FAZ.
Vetëm nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë mbërritur mbi 60 mijë azilkërkues në më pak se gjashtë muaj, shkruan FAZ.