Hoxha: Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri nuk është zgjidhje

Gazetari shqiptar Artan Hoxha, po vlerëson se dënimi me vdekje, nuk është zgjidhja e duhur për të parandaluar krimin, referuar rastit të fundit ku një 38 vjeçar vrau një fëmijë tetëvjeçar në Fier.

Lajme

19/11/2021 08:03

Ai në Edicionin Special deklaroi se institucionet shqiptare duhet të gjejnë zgjidhje në një formë tjetër për të parandaluar këto krime, meqë dënimin me vdekje e kanë në funksion vetëm shtetet diktatoriale, njofton Klankosova.tv.

”Këto lloj traumash si kjo e sotmja, nuk zgjidhen me peticione, apo dënime me vdekje”.

”Nuk shoh zgjidhje, rikthimin e dënimit me vdekje. Edhe për shkak të kritereve që kemi nga Bashkimin Europian. Ai edhe në të kaluarën kur ka qenë në moshën 23 vjeç ka bërë krime të tilla”.

”Policia duhet të ketë një data-base, se ku gjenden kriminelët. Këto lloj personazhesh duhet gjithë kohën të jenë në vëzhgim. Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre tre ditëve. Ne kemi kuptuar që komuniteti e dinte se ky ishte një person i rrezikshëm. Por, duke pasur parasysh edhe mënyrën se si shoqëria shqiptare, kishin gjetur zgjidhjen të heshtnin se sat ë kërkonin ndërhyrjen me forcë të autoriteteve”.