Hoxha për vizat: Ndaj të rinjve tanë po bëhet padrejtësi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u takua me një grup studentësh ndërkombëtarë nga Amsterdam University College.

Lajme

19/06/2019 14:09

Gjatë këtij takimi u diskutua për perspektivën evropiane të rajonit dhe sfidat e procesit integrues.

Kështu ka bërë të ditur ministrja Hoxha, ku tha se Këshilli Evropian ka bërë vlerësime për të arriturat dhe sfidat, ndërsa çështjen e liberalizimit e ka vlerësuar se “është në shqyrtim”.

Postimi i plotë:

Në takim me grupin e studentëve ndërkombëtarë nga Amsterdam University College, diskutova për perspektivën evropiane të rajonit dhe sfidat e procesit integrues.

Ne kemi pritje të mëdha sepse kemi punuar shumë për përmbushjen e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim. Konsideroj se ndaj të rinjve tanë në rend të parë, po bëhet padrejtësi. Studentët tanë janë të penguar për arritjen e cilësive të dëshiruara nga ata për studime, por edhe tërë jeta jonë, ka kufizime. Potencova po ashtu, perspektivën evropiane si rrugën e vetme për Kosovën dhe rajonin. /Lajmi.net/