Hoxha: Paraqitja e Limajt e ka edhe elementin e vetfaktorizimit, zmadhimit të rolit të tij

Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj. Analisti, Ylli Hoxha është shprehur se intervista e Fatmir Limaj në “Debat Plus” është ekzagjeruar nga komentuesit dhe reagimet publike. Hoxha shtoi se paraqitja e Fatmir Limaj ka qenë me elementin e vetfaktorizimit apo zmadhimit të rolit të tij. “Ka qenë vetfaktorizim i Limaj, nevojë me tregu që…

Lajme

24/02/2025 21:31

Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj.

Analisti, Ylli Hoxha është shprehur se intervista e Fatmir Limaj në “Debat Plus” është ekzagjeruar nga komentuesit dhe reagimet publike. Hoxha shtoi se paraqitja e Fatmir Limaj ka qenë me elementin e vetfaktorizimit apo zmadhimit të rolit të tij.

“Ka qenë vetfaktorizim i Limaj, nevojë me tregu që nuk jam unë pjesë e Ramush Haradinaj. Me i pas tri votat e mia duhet ulur në tavolinë edhe pala e parë edhe e tij. Limaj ka luajtur në formë briliante vetfaktorizimin”, tha Hoxha në Dukagjin.

Hoxha tha se ka qenë “aftësi e mirë” e Limaj në një moment politik aktual. Ai shtoi se nuk pret koalicion VV- AAK-Nisma.

“Intervista e Fatmir Limaj dhe reagimet ishin pak të ekzagjeruar të komentuesve. Duke marrë konkludim të shpejt të animit të Limajt. Më shumë rifaktorizimi i Fatmir Limaj si përfaqësues politik e jo në kalimin e LVV-së”, shtoi ai.