Hoxha: Kurti kërkon votë deri në 70% për të mos qenë “i varur nga subjektet e vjetra” ndërsa qytetarin e sheh të varur për shtetin

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët e pensionistët. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarët duhet t’i marrin ato pasi janë taksat e tyre, shkruan lajmi.net. Sipas saj, kjo mënyrë e shpërndarjes së parave krijon varësi të qytetarëve nga…

Lajme

22/12/2024 17:03

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët e pensionistët.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarët duhet t’i marrin ato pasi janë taksat e tyre, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kjo mënyrë e shpërndarjes së parave krijon varësi të qytetarëve nga shteti e që sipas saj kjo mund të jetë mënyra se si kryeministri e sheh veten, shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

“Kërkon votë deri në 70% për të mos qenë “i varur nga subjektet e vjetra” si e quan ai opozitën e njëkohësisht qytetarin e sheh të varur për shtetin për t’a rreshtuar si do vet. KOSOVA MUNDET MA MIRË edhe në menaxhimin e financave publike, edhe në vizionin për një skemë të dinjitetshme për pensionet dhe përkrahjen e familjes. Aty ku individi jeton me integritet e dinjitet dhe nuk trajtohet e projektohet si i varur”, ka shkruar Hoxha në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë: