Hoxha kritikon Gërvallën për mosreagim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së Nuk po zhveshet nga bindjet personale, nuk po dimë të sillemi si shtet
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” kë thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke mos reaguar për vendimin e Hagës, ajo nuk po e kryen detyrën e saj si ministre. Hoxha ka deklaruar se si ministre s’mund të zgjedhesh që të merresh vetëm me gjërat që të pëlqejnë. “Ne ende nuk sillemi si…
Lajme
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” kë thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke mos reaguar për vendimin e Hagës, ajo nuk po e kryen detyrën e saj si ministre.
Hoxha ka deklaruar se si ministre s’mund të zgjedhesh që të merresh vetëm me gjërat që të pëlqejnë.
“Ne ende nuk sillemi si shoqëri e lirë. Ne ende nuk veprojmë institucionalisht si shtet. Përvojat dhe bindjet tona të përditshme karshi proceseve apo njerëzve pushojnë, kur vjen puna për çështje shtetërore. Nëse ty të është dhënë pushtet në vendimmarrje, sidomos në ministrinë e Drejtësisë, e cila është e lidhur direkt me atë se çka po ndodh atje dhe zonja nuk zhveshet nga emocionet personale apo bindjet personale dhe nuk e bën detyrën e saj publike sepse i takon, sepse atë pushtet e ka marrë në Kuvendin e Kosovës nga të deleguarit nga vota e popullit, atëherë këtu kemi një problem thelbësor sepse ende nuk dimë të sillemi si shtet.”, tha ajo ndër të tjera në Frontal, në T7.