Hoxha i reagon Kusarit: Shpirt-ngushtë, me “këta të tjerët” ke punuar e je rritur

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvend, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit, për mënyrën se si e ka përshkruar vizitën e saj në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së. Hoxha e ka quajtur Kusarin “shpirt-ngushtë”, pasi kjo e fundit përmend vetëm…

Lajme

03/12/2022 22:40

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvend, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit, për mënyrën se si e ka përshkruar vizitën e saj në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së.

Hoxha e ka quajtur Kusarin “shpirt-ngushtë”, pasi kjo e fundit përmend vetëm ish-bashkëpartiakun e saj, Rexhep Selimin, dhe jo ish-krerët e tjerë, shkruan lajmi.net.

“Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend ” këta të tjerët si i quan sot Mimozë, e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…”, ka shkruar deputetja Hoxha.

“Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo. As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”, ka deklaruar ajo.

Kusari përgjatë ditës së sotme njoftoi për vizitën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke përmendur vetëm Selimin në postimin njoftues.

“Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së. Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!”, deklaroi ajo. /Lajmi.net/