Hoti uron Blinken: Kosova është e përkushtuar të punojë me ju

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, e ka uruar Anthony Blinken, për marrjen e pozitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme

27/01/2021 11:42

Përmes një postimi në Twitter, Hoti tha se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken.

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, shkroi Hoti. /Lajmi.net/