Hoti: Kam pasur rezultate që s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës, do të arrijë të kthejë edhe ata që janë larguar nga LDK-ja

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për periudhën sa ai drejtoi me ekzekutivin në vitin 2021. Ai ka thënë se rezultatet e tij s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës. “Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka mbërri ndonjëherë LDK-ja…

Lajme

28/01/2026 22:19

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për periudhën sa ai drejtoi me ekzekutivin në vitin 2021.

Ai ka thënë se rezultatet e tij s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.

“Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka mbërri ndonjëherë LDK-ja ka qenë ai i vitit 2017 kur unë i kam prirë LDK-së në garë, pa qenë kryetar i partisë”, u shpreh Hoti në Klan Kosova.

Hoti gjithashtu tha se beson se do të arrijë të kthejë edhe ata që janë larguar nga LDK-ja.

“Aty janë të gjithë, por nuk janë si me thënë në mënyrë funksionale duke bashkëvepruar për të prodhuar një rezultat në këtë drejtim”, deklaroi Hoti.

Më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të shihet nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë partinë që u formua 23 dhjetorin e 1989-tës./Lajmi.net/