Hoti dhe 14 deputetë të opozitës kërkojnë nga Presidentja të refuzoj dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së
Deputeti i LDK-së, Avdullah hoti ka njoftuar se bashkë me 14 deputetë të grupeve parlamentare të opozitës, kanë nënshkruar kërkesë dhe e kanë dërguar te Presidentja e Kosovës, duke kërkuar të refuzohet dekretimi i Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së. “Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah hoti ka njoftuar se bashkë me 14 deputetë të grupeve parlamentare të opozitës, kanë nënshkruar kërkesë dhe e kanë dërguar te Presidentja e Kosovës, duke kërkuar të refuzohet dekretimi i Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së.
“Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta. Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, ka shkruar Hoti.
Në këtë shkresë thuhet se ata kanë kërkuar që të refuzohet ri-emërimi e Bashkim Nurbojës në pozitën e anëtarit joekzekutiv në Bordin e BQK-së, që është zgjedhur nga Kuvendi më 15 tetor.
Postimi i plotë: