Horror në Londër, vozitësja 89 vjeçare shkakton aksident në qendër të qytetit (Video)
Një vajzë 13 muajshe është në mesin e të lënduarve pasi një veturë u përplas në qendër të qytetit mëngjesin e ditës së sotme.
Bota
Dëshmitarët thanë se një vajzë e vogël dhe një djalë i moshës dy vjeçare u goditën nga vetura që vozitej nga një 89 vjeçare, shkruan Dailymail.
Vajza e vogël dhe një burrë në të 60-tat u dërguan në ambulancë me avion pasi thuhet se ishin në gjendje të rëndë, transmeton lajmi.net.
Të paktën pesë persona thuhet se u dërguan në spital, përderisa ngjarja ndodhi në Londër./lajmi.net.