Honda po punon në platformën e re për makinat elektrike të së ardhmes

Dinamika e vozitjes, është gjëja kryesore që do e ketë kjo makinë.

Auto & Tek

21/07/2019 14:14

Me modelin e quajtur shkurt e, Honda është bërë konkurrente serioze në tregun e makinave elektrike, dedikuar për vozitje urbane.

Por, kjo nuk është mjaft e kënaqshme për këtë prodhues japonez, që ka nisur të punojë në platformën e re të EV, në mënyrë që të rivalizojë kompanitë që tashmë i kanë lansuar këto makina, transmeton Telegrafi.

Punimet që janë bërë deri më tani, duket se mjaftojnë që Honda të konsiderojë që ka gjetur platformën e re për makinën elektrike të së ardhmes, që të përmbushin nevojat e masës.

Sistemi ri i platformës, do t’i konvenojë si kompanisë ashtu edhe prodhuesve, meqë do të kombinojë formatin sedan me SUV për ta kursyer Hondan, derisa do të ruajë dukjen e mirë, shkathtësinë në vozitje dhe rehatinë në brendi.

“Arkitektura e makinave të reja elektrike, është shumë më ndryshe, për ta bërë vozitjen dinamike, derisa bateritë më të mëdha mundësojnë autonomi shumë më të madhe” ka thënë Ayumu Matsuo, menaxher zhvillimi në këtë projekt.

Kjo makinë, do të dallojë nga Honda e që është urbane, meqë do të jetë një vetura pë të gjitha destinacionet, përfshirë edhe terrenet e vështira.

Vazhdojë të jenë të fshehta detajet për këtë makinë elektrike nga Honda, që nuk do ta shohim para vitit 2015, por që kur lansohet pritet të jetë shumë  mirë.